Grabiti para qytetarëve nën kërcënimin e thikës, policia e kap të dyshuarin, në Prishtinë

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës iu ka grabitur një shumë të hollash dy viktimave.
Grabitja sipas policisë ka ndodhur të dielën pas orës 23:00 ndërsa menjëherë vendit të ngjarjes i janë paraqitur njësitet përkatëse.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe substancë e dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/