75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 08 Prill 2024 / AR

“EURO 2024″/ Silvinjo del kundër UEFA-s, trajneri i Kombëtares shqiptare nuk preferon që…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është kundër vendimit që pritet të marrë UEFA, ku këtë të hënë do të shqyrtohet propozimi për të shtuar numrin e lojtarëve që do të grumbullohen për në Evropian, nga 23 në 26.

Corriere dello Sport ka zbuluar se vetëm 2 nga 26 trajnerët që marrin pjesë në “Euro2024” janë kundër zgjerimit të listës. Trajneri i Francës, Didie Deshamp dhe Silvinjo nuk preferojnë që ky rregull të ndryshojë.

Të gjithë trajnerët ndodhen këtë të hënë në Dusedorf ku do të japin opinionin e tyre për këtë temë.