75 Mall Live Search
17:39 / E Hënë, 08 Prill 2024 / FR

Për herë të parë, Shqipëria në sytë e më të bukurës së Universit, Sheynnis Palacios viziton Tiranën

Miss Universe 2023, Sheynnis Palacios do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë.

Më e bukura e Universit do të jetë në Tiranë në datat 13-14 maj.

Lajmin për ardhjen në Shqipëri të Miss Universe është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Miss Universe Albania në Instagram ku është publikuar dhe promo.

Në qëndrimin e saj në Shqipëri më e bukura e Universit do të nihet me bukurit por dhe me historin e vendit tonë.

Modelja, prezantuesja dhe gazetarja 24-vjeçare është vajza e parë nga Nicaragua që fiton titullin prestigjoz Miss Universe.

Miss Universe Albania&Kosovo 2024 premton spektakël dhe shumë të ftuar specialë, nën moderimin e Silvana Braçe, Teni Vllaçaj dhe Deta Kokomani, që do të mbahet me 8 qeshor.