Billie zbulon datën dhe detajet e publikimit të albumit të ri
Siç ishte parashikuar, Billie Eilish po bën një album të ri. I treti album i plotë i saj do të publikohet në 17 maj.
“Hit me hard and soft”, albumi im i tretë publikohet në 17 maj. Është e frikshme që po shkruaj për këtë, jam shumë nervoze dhe e lumtur. Nuk do bëj këngë më vete, por po jua jap të gjitha njëkohësisht. Mezi presim ta dëgjoni. Ju dua, ju dua”, shkroi ajo në foton ku shfaqet teksa i afrohet një dere të hapur të bardhë.

Për të shpjeguar pak më shumë çfarë e pret publikun, ajo theksoi me anë të një lançimi zyrtar për shtyp se ky album është fiks siç ta tregon titulli: “Të godet fort dhe butë. Prej tekstit, ritmit, gjithë emocioneve që të transmeton”.
Albumi është shkruar nga Billie dhe vëllai i saj dhe bashkëpuntori muzikor, Finneas. Thuhet gjithashtu se ky album do të ulë në maksimum mbetjet për të dhënë kontribut pozitiv në mjedis, pasi fizikisht do jetë i punuar me materiale të riciklueshme.

