75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 09 Prill 2024 / Gj. Sh

Përfundon ndeshja, nuk ka fitues mes Realit dhe Manchester Cityt

Real Madrid dhe Manchester City janë ndarë me barazim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Plot gjashtë gola u shënuan në “Santiago Bernabeu, ku rezultati përfundimtar ishte 3-3, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi e nisi fuqishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi qyshbnë minutën e 2-të, me golin e Bernardo Silva.

“Mbretërit” u këndellen shpejtë duke shënuar dy gola për dy minuta.

Një autogol nga Ruben Dias 12’ dhe një gol nga Rodrygo në minutën e 14-të, i dhanë epërsinë skuadrës së Ancelottit.

Në pjesën e dytë City arriti ta përmbys rezultatin brenda pesë minutave, duke kaluar për herë të dytë në epërsi.

Phil Foden në minutën e 66-të dhe Josko Gvardiol në të 71-tin minutë shënuan për kampionin evropian.

Reali nul u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 3-3, me golin e Federico Valverdes, në minutën e 79-të.

Ashtu sikurse sonte, na pret një ndeshje e zjarrtë edhe ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 17 prill në “Ettihad Stadium”./IndeksOnline/