Guardiola me ankesa: Perez rregullo gjatësinë e barit të fushës

Mbrëmë u luaj ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, mes Real Madrid dhe Manchester City.
Një ndeshje me shumë ‘’drama’’, ku përfundoj me rezultat të barabarte 3-3.
Pas këtij barazimi, Pep Guardiola në një intervistë pas lojës për media, ka ngacmuar pak madrilenët duke thënë se, Bernabeu i rinovuar ishte mjaft i bukur, por bari i fushës ishte pak më i gjatë seç duhej duke nënkuptuar se ky veprim ishte bërë enkas për të mos favorizuar lojën e futbollistëve të tij ndërsa shtoi se nuk i pëlqen të luaj në një stadium që mbyll çatinë.
“Mua më pëlqen më shumë të shikoj qiellin se sa tavanin. Megjithatë, Santiago Bernabeu mbetet spektakolar. Dua vetëm t’i them diçka Florentino Perez; stadiumi është me të vërtetë i bukur, por rregullo pak edhe gjatësinë e barit të fushës”, tha Guardiola me ironi.