Ushtria bëhet me automjete të reja, kaq është vlera e donacionit të Gjermanisë për FSK-në

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë pranimi i donacionit prej pesë automjetesh ushtarake.
Donacioni u bë nga Republika Federale e Gjermanisë, teksa në ceremoni moren pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjenerallejtnant Bashkim Jashari si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
Sipas ministrit Maqedonci, vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro, shkruan Indeksonline.
Donacioni i sotëm është në vazhdën e donacionit 3.5 milionësh të vitit të kaluar.
“Falënderoj ambasadorin Rohde për kontributin dhe mbështetjen e pakursyer dhe sigurisht që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me synim arritjen e nivelit të kapaciteteve në përputhje me standardet e NATO-s” tha ministri Maqedonci.
Në anën tjetër, ambasadori Rohde thotë se ky donacion dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
“Jemi të lumtur që FSK-ja ka proceduar marrjen edhe të 10 automjeteve të tjerë, që në total bëjnë 15 automjete që do të jenë në shërbim të nevojave të ushtrisë” deklaroi Rohde./Indeksonline/


