E transferoi dyshen shqiptare, drejtori sportiv i Hajduk Splitit jep dorëheqjen morale nga klubi kroat

Drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Mindaugas Nikolicius ka dhënë dorëheqje nga skuadra me histori në Kroaci.
Kjo vjen për shkak të rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni, ku si objektiv ishte titulli në ligën e Kroacisë, shkruan Indeksonline
Nikolicius ishte njeriu që solli në klubin e Hajdukut dyshen shqiptare, Leon Dajaku dhe Emir Sahiti.
“E mora vendimin të jap dorëheqje në fund të këtij sezoni aktual, sepse jam i bindur që kjo është gjë profesionale, korrekte dhe morale që duhet bërë në këtë moment. Mbaj përgjegjësi për segmentin sportiv të klubit, pra rezultatet dhe dështimin në këtë sezon”, u shpreh drejtori sportiv
Hajduku është dorëzuar për titull, pasi tani qëndron 10 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Rijeka (65)./Indeksonline/