Jorge Jesus në histori, bëhet trajneri i parë që fiton 34 ndeshje radhazi me klubin e tij

Al Hilal shënoi fitore të lehtë mbrëmë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al Ittihadit me rezultatin 4:1.
Trajneri, Jorge Jesus shkroi historinë me këtë fitore, duke u bërë i pari që fiton 34 ndeshje radhazi, shkruan Indeksonline
Jesus mbrëmë u bë trajneri i parë që arrin 34 fitore radhazi me ekipin arab, Al Hilal.
69-vjeçari u emërua trajner i klubit nga Arabia Saudite në korrik të vitit 2023, duke nënshkruar kontartë deri në fund të këtij sezoni.
Ish-trajneri i Benficas si trajner i Al Hilal në të gjitha garat ka zhvilluar 42 ndeshje, ka fituar 39 dhe ka barazuar tri herë./Indeksonline/