Aksident trafiku në dalje të Klinës, në vendin e ngjarjes shihen edhe zjarrfikësit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në dalje të Klinës, rrugës për Zllakuqan, transmeton IndeksOnline.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ku përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit./IndeksOnline/