75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / MSH

Vëllai i viktimës në Ferizaj e përcjellë motrën pranë arkivolit në lamtumirën e fundit

Familja Cokli është tronditur nga tragjedia që u ndodhi dje.

Vajza 21 vjeçare e tyre, Erona, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

I plagosur mbeti vëllai 15 vjeçar i Eronës, i cili me dorë të lidhur po merr pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij, raporton Indeksonline.

Në varrim po marrin pjesë familjarë e shumë qytetarë të Ferizajt, përfshirë dhe kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu./Indeksonline/