75 Mall Live Search
17:40 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / G T

“Nuk po i kuptoj disa rregulla”, Shefki Kuqi pas humbje nga Ballkani: Ne ishim të dobët!

Skuadra e Feronikelit u mposht 0:2 ndaj Ballkanit në ndeshjen e javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, është ankuar në akordimin e penalltisë në pjesën e parë, që i dha epërsinë Ballkanit në duelin që u luajt në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ai ka thënë se Feronikeli 74 ka mundur të marrë pikë në këtë ballafaqim pasi Ballkani nuk shfaqi më të mirën.

“Ishte lojë me dy pjesë të ndryshme. Pjesa e parë nuk ka qenë absolutisht ekipi dhe lojtarët që unë i njoh, pasi kemi luajtur mirë në ndeshjet e fundit. Në pjesën e dytë kemi bërë ndryshime dhe patëm shanse për ta barazuar rezultatin. Ballkani nuk bëri diçka përpos një penalltie.

“Unë nuk po i kuptoj disa rregulla. Ndoshta kanë kaluar shumë vite prejse kam luajtur unë futboll, ndoshta rregullat po ndryshojnë. Me secilin kundërshtar jemi ballafaquar në mënyrën më të mirë. Më shumë ishim të dobët ne se sa Ballkani i mirë. Disa gjëra po ndodhin dhe nuk po arrijë t’i kuptojë. Disa rregulla kanë ndryshuar”, ka deklaruar për “ArtMotion”.