75 Mall Live Search
08:01 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Votimi në veri vëzhgohet me kamera

Në qendrat e votimit në katër komunat veriore ku po mbahen votimet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë janë vendosur kamerat.

Vendosja e kamerave nëpër vendvotime është bërë për herë të parë në Kosovë, dhe parashihet që kjo praktikë të vazhdojë tash e tutje në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati njoftuar më 11 prill se vendosja e kamerave “do të jetë praktikë për të gjitha proceset e ardhshme zgjedhore”.

Sipas KQZ-së, ky vendim është marrë për të shmangur parregullsitë e mundshme gjatë procesit zgjedhor. Ky institucion pati thënë se vendosja e kamerave në asnjë mënyrë nuk e cenon fshehtësinë e votës.