75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 22 Prill 2024 / S Z

Granit Rugova merr detyrë të re në FBK

Granit Rugova është emëruar drejtor i Programeve dhe projekteve zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Bordi i FBK-së e ka miratuar emërimin e Rugovës, pas propozimit nga Komisioni për Intervista.

Rugova rikthehet në Federatën e Basketbollit të Kosovës pas dy vjetësh, ku ishte drejtor i përfaqësueseve të Kosovës.

Graniti ka qenë basketbollist i Kosovës, si dhe basketbollist i Prishtinës, ku ka fituar shumë trofe në karrierën e tij, derisa për një edicion ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit.

Ai së fundi ka qenë drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës.

Kujtojmë se, Graniti ka përfunduar me sukses programin e FIBA-s, FIBA Time Out 2.0.

“Me përvojën e tij, Granit Rugova do të jetë një vlerë e shtuar për FBK-në dhe do të ndihmojë në Zhvillimin e Programeve dhe Projekteve”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.