75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 23 Prill 2024 / LB

“Me rëndësi me qenë të dytë të lumtur”, Peci replikon me një komentues

Një fotografi e postuar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në vreshtat e Rahovecit, nuk i ka pëlqyer fortë një qytetares me emrin Elsa Ramadani. Kjo e fundit, ka komentuar në fotografinë e postuar nga ministri, duke shprehur lumturinë për përfundim të mandatit.

“Mos ta ninë se s’tka met shumë mandat, tani hec nëpër asfalt”, shkruan në komentin e saj, të cilën më pas e ka fshirë.  

Por nuk ka vonuar shumë, ministri Peci i ka kthyer një koment epik.

“Ma e rëndësishmja është që po e përfundoj mandatin me rezultate, pastërti e dinjitet. Kjo për mua ka shumë peshë, ti shijoje që po e përfundoj mandatin… me rëndësi të dytë me qenë të lumtur”, shkruan Peci në komentin e tij.