22:34 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Ia dogji shtëpinë, e zuri në pritë me veturë, dyshimet se si nisi sherri në Pejë mes dy vlonjatëve, njëri vdiq në spital

Një person ka humbur jetën, pasi që është goditur qëllimshëm me veturë, në qendër të Pejës.

E i dyshuari është arrestuar gjatë orëve të mbrëmjes, pasi që kishte goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin, duke i shkaktuar vdekjen.

Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar i dyshuari për 48 orë për vepren penale, vrasje e rënde me qellime hakmarrje.

“Indeksonline” mëson se e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur pasi që viktima e këtij aksidenti Ilir Osmani, i kishte vënë zjarrin shtëpisë së personit të dyshuar .

Në shenjë hakmarrje i dyshuari e ka goditur me qëllim viktimën dhe pastaj kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ilir Osmani ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga goditja me makinë.

Ndryshe viktima dhe i dyshuari që të dy janë shtetas të Shqipërisë./Indeksonline/