Gashi: Deklaratat e Kurtit dhe ministrave për luftë duhet të ndalen, po përhapin panik dhe demtojnë pozicionin e Kosovës përballë investitorëve

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror, lidhur me rrezikun e një lufte në Kosovë.
Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij duke folur çdo ditë për luftën, po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës, sa i përket investimeve si dhe po shkaktojnë panik.
Ndërsa thotë se ky diskurs me qëllim të përfitimit politik të brendshëm, për të krijuar situatë paniku, që perdorët nga VV dhe eksponentët e saj duhet të ndalet, pasi që nuk është në interes të Kosovës.
“Mendoj se deklaratat e tilla janë të paarsyeshme, përhapin panik dhe demtojnë pozicionin e Kosovës përballë inevstitorëve ndërkombëtar. Por gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm në mënyren se si sillemi dhe si qendrojmë lidhur me këtë çështje. Kosova ka institucionet të cilat merren me vlerësimin e rrezikshmërisë është Këshilli Kombëtar i Sigurisë ai është institucioni i cili duhet të jap përgjigjje për këto tema. Sa i përket qendrimit politik mendoj që VV kryeministri Kurti dhe ministrat e tij, duke folur çdo ditë për luftën po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës dhe klimen e investimeve në Kosovë dhe po shkaktojnë panik. Për momentin në bazë të raporteve ndërkombëtare dhe raporteve të institucioneve të Kosovës, nuk duket që ka një rrezik të menjehershëm për Kosovën. Diskursi politik për qëllim të përfitimit politik të brendshëm, për të krijuar situatë paniku, që perdorët nga VV dhe eksponentët e saj, duke filluar nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, është i dëmshëm për Kosovën dhe duhet të ndalen me këtë gjuhë. Kjo gjuhë nuk është në interes të Kosovës. Po i bënë në vazhdimësi dëm Kosovës pasi që këta po sillen në mënyrë të papërgjegjshme”, tha ai. /Indeksonline/