75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / S Z

Ndalohen pesë të dyshuar për tentim vrasjen në Lupç

Prokurori i Shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë për pesë persona të përfshirë në plagosjen e 4 personave në Lupç të Podujevës.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa bëri të ditur se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Deri tani  nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.