Xhaka synon fitore edhe në Romë, skuadra italiane ishte e fundit që e mposhti Leverkusenin në garat e UEFA-s

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale në UEFA Europa League dhe vëmendja më e madhe është në Itali, ku Roma pret Bayer Leverkusenin.
Granit Xhaka dhe skuadra e tij gjermane synon të vazhdoj rekordin pa humbje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, shkruan Indeksonline
Në fakt, ishte pikërisht Roma ajo që ia kishte shkaktuar humbjen e fundit në garat e UEFA-s ekipit gjerman gjatë majit të vitit të kaluar – në “Stadio Olimpic” me rezultatin minimal 1:0.
Por ky sezon për Leverkusenin është krejt ndryshe. Ata duan ta mbyllin edicionin 2023/24 pa humbje në të gjitha garat dhe të shpallet kampion edhe në dy kompeticionet e radhës, si Europa League dhe DFB Pokal.
Sonte nga ora 21:00, përveç Romës dhe Leverkusenit, zhvillohet edhe ndeshja mes Marseille dhe Atalantas./Indeksonline/