Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një femër

Një person është arrestuar dje, nën dyshimin se ka dhunuar një femër.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në rajon të Ferizajt.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është dërguar së pari për intervistim, e më pas në mbajtje.
Ndërkaq, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminim.