75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 02 Maj 2024 / k.v

Tre persona bëhen për spital, duke u rrahur në Fushë- Kosovë

Janë arrestuar tre persona në Fushë- Kosovë, pasi që ata janë përleshur fizikisht ndërmejt vete të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën “Eqrem Qabej”.

Policia ka njoftuar se gjatë përleshjes, të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike, transmeton IndeksOnline.

“Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti me vendim të prokurorit është hapur ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/