75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

“Me zemër jam tek Austria”, Ralf Rangnick tregon arsyen pse refuzoi Bayernin: Më pëlqen këtu ku jam!

Trajneri Ralf Rangnick vendosi të qëndronte te Kombëtarja e Austrisë me gjithë ofertën nga Bayern Munich-u.

Sot u dha lajmi se Ralf do të qëndroj tek Austria edhe pas Euro-s 2024, shkruan Indeksonline

Në faqen zyrtare të Kombëtares së Austrisë – Ralfi tregoi arsyen pse e refuzoi ish-kampionin e Gjermanisë.

“Unë jam trajner i Austrisë me gjithë zemër. Më pëlqen shumë kjo detyrë dhe jam i vendosur të vazhdoj rrugën tonë të zgjedhur. Dua të theksoj se kjo nuk është një refuzim ndaj Bayernit, por një vendim për ekipin tim që t’i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta”, u shpreh Ralf Rangnicki.

Kujtomë që Bayernin e kanë refuzuar edhe dy trajnerë tjerë, përfshi këtu: Xabi Alonson dhe Julian Nagelsmann./Indeksonline/