75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

Dy kosovarë në formacionin më të mirë të javës në top-ligat e Evropës

Elbasan Rashani dhe Aro Muric janë futur në formacionin më të mirë të javës në top-ligat e Europës sipas “SofaScore”.

Rashani shënoi dy gola në ndeshjen e fundit me Clermont dhe mori notën 8.13 sipas faqes së njohur të statistikave, shkruan Indeksonline

Në anën tjetër, portieri Aro Muric bëri një paraqitje fantastike me fanellën e Burnleyt kundër Manchester Unitedit në barazimin 2:2.

Muric u vlerësua sipas “Sofa Score” me notën 7.68.

Në këtë formacion janë edhe lojtarët tjerë, si: Cole Palmer, Openda, Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne, Hakan Calhanoglu, Sergio Ramos, Robertson, Martinez Auarta dhe Achraf Hakimi./Indeksonline/

Image