75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 02 Maj 2024 / MSH

“Nga emocionet i zgjova të gjithë në dy të natës”/ Togerja llapjane tregon momentin kur fitoi çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës, Antigona Çitaku-Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet.

Në një intervistë për Indeksonline, Çitaku-Dibrani ka thënë se në momentin kur e mori lajmin për këtë arritje, diku rreth orës dy të natës, prej emocioneve të mëdha zgjoi tërë familjen nga gjumi.

Këtë sukses ajo ia dedikon komunitetit llapjan dhe Policisë së Kosovës, uniformën e së cilës e bartë me shumë krenari dhe përgjegjësi.

Në shtator, Çitaku-Dibrani do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve.

Në këtë ceremoni, flamuri i Republikës së Kosovës, në mesin e qindra flamujve shtetërorë, do të ngritët në piedestalin më të lartë, teksa Çitaku-Dibrani do të mbajë fjalim në emër të policisë më të re në botë.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë: