75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 02 Maj 2024 / G T

Sa shumë e do vendlindjen, Luka Modric qëndroi me tifozë kroatë disa minuta në “Allianz Arena”

Skuadra e Real Madridit barazoi 2:2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Luka Modric takoi disa tifozë kroatë që i kishte afër stolit ku po qëndronte skuadra e tij, shkruan Indeksonline

Ai nuk pritoi t’ia nënshkruante fanellat që tifozët ia dorëzonin mesfushorit të Kombëtares së Kroacisë.

Madje ai zhveshi edhe fanellën e brendshme për t’ia dhuruar një tifozi – i cili u rikthye në Kroaci i lumtur.

Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Munich do të zhvillohet javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/