Bomba e verës, Vedat Muriqi afër rikthimit te Fenerbahce

Vedat Muriqi është shumë afër rikthimit te skuadra e Fenerbahces.
Sulmuesi kosovar i cili ka shkëlqyer vitet e fundit në Spanjë me Mallorcen, është shumë afër që ta veshë sërish fanellën verdhekuq, shkruan IndeksOnline.
Mediat turke raportojnë se 30-vjeçari do të zë vendin e Edin Dzekos që ka oferta nga Arabia Saudite.
Vedat Muriqi është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahçe nëse palët bien dakord.
Ai në dy sezonet e fundit te Mallorca bëri 83 paraqitje, duke shënuar 27 gola dhe bëri 9 asistime.
Muriqi ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh./IndeksOnline/