75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / G T

Real Madridi ka gati festën për titull, pret gabimin e Barcelonës

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.

Tri golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, me Brahim Diaz që nisi ecurinë e golave për ekipin e Carlo Ancelottit, shkruan Indeksonline

Golin për 2:0 e shënoi Jude Bellingham në minutën e 68’të, kurse të fundit e realizoi sulmuesi Joselu.

Skuadra e Real Madridit mund të shpallet kampion i La Ligas sot në rast se Barcelona barazon apo humb ndaj Gironas./Indeksonline/