Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Kush do të jetë finalisti i parë, Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person

Kanë ngelur vetëm 3 javë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”. Sonte në Prime do diskutohen detajet e javës, aleancat, përçarjet, nominimi por s’do mungojnë as surprizat.
Faqja e ‘Big Brother VIP’ ka ndarë me publikun ato që do diskutohen sonte.
Miqësia mes Julit, Erjolës dhe Rozës do diskutohet nga vetë ata dhe opinionistët. Situata mes Gracianos, Heidit dhe Romeo, me të qeshurat, po ashtu do marrë kohën e saj për diskutim.
Por përveç debateve, gjatë spektaklit të sotëm, priten edhe shumë emocione, teksa Romeo do të bëjë një rrëfim rrëqethës dhe Heidi do të mund të takojë pas shumë kohësh nënën e saj.
Ndërsa në fund, do zbulohet se cili prej tyre do të jetë finalisti i parë i sezonit të tretë të “Big Brother Vip”.