75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / MSH

Avioni turk fluturon mbi kokat e njerëzve, detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një avion ushtarak turk është filmuar duke fluturuar shumë pranë tokës, praktikisht mbi kokat e njerëzve, në provincën Kajseri, në Turqinë qendrore, para se të bënte ulje emergjente.

Në pamje duket avioni që fluturon fare pranë rrugës dhe mbi një stadium.

Pilotit iu desh të ulej për shkak të problemeve teknike.

Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes avioni ka pësuar dëmtime të lehtë, ndërsa asnjë nga ekuipazhi nuk është lënduar.