Krahu i Albin Kurtit në Prishtinë nuk e donte fitoren e Ahmetit pa balotazh (Foto)
Mesazhe të reja të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë qartësojnë pozicionimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në Lëvizje. Gazeta Online Insajderi i ka siguruar këto biseda që janë bërë gjatë ditës së martë.
Ahmeti është një nga figurat e pakta me fuqi në VV që nuk është deklaruar deri më tani lidhur me përçarjet që kanë nisur tashmë e një muaj në Lëvizjen Vetëvendosje.
Bisedat e realizuara në platformën e komunikimit “Viber” gjatë ditës së djeshme (9 janar 2018) mes anëtarëve të degës së VV-së në kryeqytet, që në “Viber” është titulluar si “Pikat e Qendrës – Prishtinë”, janë bërë mes anëtarëve të kësaj partie në Prishtinë.
Venhari i referohet Ahmetit si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt, Visar Ymerit, Qëndron Kastrit, Driton Çaushit e disa të tjerëve.
Venhari dhe të tjerët në këto biseda i referohen Ahmetit si pjesë të grupit kundër ish-kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti, që tashmë ka dalë zyrtarisht si kandidat për kryetar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Teksa komentojnë deklaratat e të dorëhequrve nga VV-ja, Venhari dhe të tjerët diskutojnë edhe për Ahmetin. Atij i referohen si “Shpend Ahmeti & Co”.
“Si rrejdohë deklaratat dhe veprimet i kanë me efekte që Shpend A. & Co. i dobëson edhe më shumë, natyrisht efektet kanë me u ndi edhe në VV”, shkruan Venhari.