Lando Norris fiton Çmimin e Madh në Miami

Piloti i McLaren, Lando Norris ka fituar Çmimin e Madh në Formula 1 në Miami.
Norris arriti të bënte një garë fantastike duke e lënë mbrapa edhe kampionin e botës, Max Verstappen, shkruan Indeksonline
Piloti i Red Bull zuri pozitën e dytë në këtë garë tejet interesante.
Vendin e fundit në podium e zuri piloti i Ferrarit, Leclerc. Kurse pozitën e katërt e zuri piloti tjetër i “Kokëkuqës”, Carlos Sainz./Indeksonline/