75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 06 Maj 2024 / k.v

Sulmohet fizikisht një punëtor në një kafiteri në Dardani

Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiterie në ‘Dardani’ të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.

“SULM- Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit./IndeksOnline/