Pasi u refuzua nga Milani, Lopetegui arrin marrëveshje me klubin e Premier League

Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui duket se do rikthehet në Premier League pas refuzimit nga Milani.
Bëhet fjalë për West Ham United, skuadër kjo e cila do ndajë rrugët me skocezin David Moyes në përfundim të këtij sezoni.
Për Lopeteguin, do jetë skuadra e tij e dytë në Premier League pasi që udhëhoqi Wolverhampton Wanderers sezonin e kaluar.
Trajneri spanjoll, më parë ka udhëhequr Sevillën, ku fitoi Ligën e Evropës, si dhe udhëhoqi Porton dhe Kombëtaren e Spanjës.
Ai njihet edhe për periudhën e tij të shkurtër si trajner i Real Madridit, ku u shkarkua për shkak të performancave të dobëta./IndeksOnline/