75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 07 Maj 2024 / L K

Rrahja në Podujevë midis kushërinjve për prona, policia jep detaje

IndeksOnline ka raportuar dje për një rrahje mes dy grupeve në Sibofc të Podujevës.

Shkak i përleshjes ka qenë një kontest pronësor në familjen Musa.  

Burime të Indeksonline kanë bëre të ditur se Albin dhe Edon Musa kanë përfunduar në spital si pasoj e rrahjes nga disa kushërinj të tyre.

Ndërsa, Enver Musa me djemtë e tij Qëndrimin, Arlindin dhe Jetmirin dyshohet se kanë sulmuar dy kushërinjtë nga familja Musa.

Me tej, Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh që janë arrestuar 4 persona.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje  rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.