75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 07 Maj 2024 / AR

Doja Cat shfaqet e lagur, inspirohet nga Rita Ora

Jo rrallëherë ka raste kur fytyrat publike inspirohen nga njëri-tjetri për paraqitjet e tyre në evente të rëndësishme.

Një shembull I tillë është edhe mes Doja Cat e cila duket se është inspiruar nga ylli Kosovar, Rita Ora, shkruan Indeksonline.

2024 met gala doja cat

Për eventin e modës “Met Gala” fillimisht u shfaq me një fustan të bardhë të lagur.

mace doja

Pastaj, ajo u shfaq e veshur me robdishan teksa grimin e la me pika loti dhe flokët i kishte prerë të shkurta.

Për ata që se dinë, Rita këtë veshje e kishte bërë para 7 viteve në “MTV EMA” në Londër.

Kjo paraqitje e saj ishte stër komentuar dhe duket se do të përdoret gjatë edhe nga yjet e tjerë të njohur./Indeksonline/

Performancë, Argëtim, Arte performuese, Artist muzikor, Skenë, Art Performance, Ngjarje publike, Ngjarje, Modë, Koncert,
peshqir mace doja look met gala