75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 07 Maj 2024 / L K

Ancelotti: Bayerni ishte më i mirë se ne në ndeshjen e parë

Carlo Ancelotti ka thënë se Bayern Munchen ishte skuadër më e mirë se Reali në ndeshjen e parë.

Trajneri italian ka premtuar lojë tejet më intensive në ndeshjen e dytë.

“Ne e respektojmë Bayernin sepse ishin më të mirë se ne në ndeshjen e parë. Në nivel mbrojtës në ndeshjen e parë mund të kishim bërë shumë më tepër. Duam një lojë intensive në ndeshjen kthyese. Jemi afër të luajmë në një finale. Ky është një motiv shumë i madh për të jetuar një ditë si sot, por nesër do të jetë më e ndërlikuar dhe para ndeshjes do të ketë shqetësime dhe frikë. Të shtunën ishim të lumtur që pamë Ligën e fituar, por duhej të kontrollonim gëzimin tonë sepse duhej të përgatiteshim për këtë ndeshje” ka thënë Ancelotti./Indeksonline/