75 Mall Live Search
18:26 / E Martë, 07 Maj 2024 / Gj. Sh

Gjiganti i Premier Ligës interesohet për lojtarin e Kombëtares Shqiptare

Skuadra angleze, Aston Villa ka kthyer sytë nga Turqia.

Siç transmeton mediumi turk Fanatik, skuadra angleze po kërkon yllin e Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi.

Aston Villa, ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për anësorin shqiptar, por Besiktas ka refuzuar duke kërkuar 25 milionë për shqiptarin.

Muçi, erdhi te Besiktasi nga Legia e Varshavës ku në pjesën e parë të sezonit ishte një ndër lojtarët kryesorë te skuadra polake, duke i shënuar gol edhe Aston Villës në Ligën e Konferencës.

Muçi ka bërë gjithsej 13 paraqitje, ku ka shënuar 3 gola për ekipin turk. /IndeksOnline/