75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Sonte mësohet finalisti i dytë, formacionet e mundshme: Real Madridi – Bayerni

Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Bayern Munich në “Santiago Bernabeu” ku do të mësohet edhe finalisti i dytë i UEFA Champions League.

Thomas Tuchel pritet të luaj pothuajse njëjtë sikur ndeshjen e parë, me vetëm dy ndryshime në mesfushë: Pavlovic dhe Sergei Gnabry, shkruan Indeksonline

Image

Në fazën e mbrojtjes dhe në sulm pritet të jetë njëjtë, me Dier dhe de Ligt – si dhe në sulm me Harry Kane edhe Leory Sane.

Në anën tjetër, Real Madridi pritet ta bëjë vetëm një ndryshim në këtë takim. Te ekipi i Carlo Ancelottit është rikthyer i suspenduari Dani Carvajal.

Takimi i parë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 2:2 në “Allianz Arena”, kurse kjo e kthimit zhvillohet sonte nga ora 21:00./Indeksonline/

Real Madrid, formacioni i mundshëm: Lunin; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Kroos, Tchouameni, Valverde; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr