75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Reagimi i Milot Rashicës pas kualifikimit në finale: Së bashku do ia dalim!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me fanellën e Besikasit është kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë pasi mbrëmë eliminoi Ankaragucun – duke e mposhtur me rezultatin minimal 1:0.

Madje golin e vetëm në këtë takim e shënoi futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, shkruan Indeksonline

Pas kualifikimit në finale, Rashica ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

“Të gjithë së bashku në finale”, ka shkruar futbollisti kosovar

Rashica me Muçi sonte mësojnë kundërshtarin e finales – në ndeshjen mes Karagumruk dhe Trabzonsporit./Indeksonline/