Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i pa këpucët pa taka të Kimit në MetGala

Korseti i ngushtë i Kim Kardashianit mori vëmendje në Met Gala.
Influencerja e njohur pati veshur një fund me lule metali, të punuara me dorë, bashkë me të cilin veshi edhe një korset po ashtu ngjyrë metali.
Paraqitja e saj nuk shpëtoi pa u komentuar nga audienca, të cilët gjykonin se ajo nuk mund të marrë frymë e as të ushqehet nga ngushtësia e korsetit.
Por çfarë u ka ikur syrit të publikut kanë qenë këpucët e Kimit, raporton Indeksonline.
Kimi zgjodhi të kombinojë ngjyrën e fustanit me këpucët të cilat ishin pa taka.
Ajo tha se vendosi të veshë këpucë pa taka, që të mos i ngatërrohet fundi në to.
“Kjo është këpuca ime. Është teknikë e zgjuar, sepse po të vishja këpucë me takë, taka do të ngecte në fundin e metaltë. Ky ka qenë problemi ynë në të ecur. Kështu që më duhet t’i mbath këto dhe të ecë në majë të gishtave” ka thënë Kimi,/Indeksonline/


