Xabi Alonso dëshiron kujdes për ndeshjen e nesërme: Takimet kthyese janë të rrezikshme!

Skuadra e Bayer Leverkusenit dhe ajo e Romës nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Europa League.
Sot në konferencë për shtyp u paraqit trajneri spanjoll, Xabi Alonso duke thënë se skuadra e tij është e gatshme por që duhet të ketë kujdes të lartë, shkruan Indeksonline
“Ndeshjet kthyese janë të rrezikshme. Një gol mund ta ndryshoj lojën. Edhe pse jemi me dy gola në epërsi, duhet të kemi shumë kujdes.
“Do jetë ndeshje fantastike, pres një atmosferë të zjarrtë. Është gjysmëfinale e Europa League, ky është spektakël”, u shpreh tekniku spanjoll
Kujtojmë që Bayer Leverkusen ndeshjen e parë në “Olimpico” e kishte fituar me rezultatin 2:0./Indeksonline/