Iu anulua goli, De Light thotë se Reali u ndihmua nga gjyqtarët

Real Madridi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munchenin me rezultat të përgjithshëm 4-3.
“Mbretërit”’ sonte shënuan fitore në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti i Bayernit, Matthijs de Ligt, të cilit nuk iu pranua një gol në fund të ndeshjes, tha se Reali u ndihmua nga gjyqtarët.
“Nuk dua të them se Real Madridi ka gjithmonë gjyqtarët me vete por kjo bëri diferencën sot. Vërtetë, kur mendon se kanë vdekur, merr frymë të fundit… kjo është arsyeja pse ata kanë 14 Liga të Kampionëve”, deklaroi De Light për Movistar./IndeksOnline/