Nominohen trajnerët për çmimin e më të mirit në Premier League

Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit të Premier League dhe tashmë kanë filluar edhe nominimet për trajnerin më të mirë të sezonit.
Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit 2023/24, shkruan Indeksonline
Në këtë nominim janë futur trajnerët, si: Mikel Arteta (Arsenal), Jurgen Klopp (Liverpool), Unai Emery (Aston Villa), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Andoni Iraola (Bournemouth)
Tifozët e futbollit kanë të drejtën e votës deri më datën 13 maj, kurse fituesi tregohet më datën 18 maj pas votave të ekspertëve të futbollit./Indeksonline/