75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 10 Maj 2024 / k.v

Arrestohet një burrë në Skenderaj, e shqetësonte gruan që kishte urdhër mbrojtjeje

Një burrë nga Skenderaj është arrestuar pasi që përmes telefonit e kishte shqetësuar gruan, megjithëqë ajo kishte urdhër mbrojeje.

I dyshuari për veprën penale mospërfillje e gjykatës. thuhet se është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata, në vazhdimësi është duke u shqetësuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.