75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Shkon në shërbim ushtarak, futbollisti i klubit anglez qeth flokët

Korea e Jugut i detyron secilin banorë ta kryejë ushtrinë dhe ky ligj kap edhe sportistët.

Futbollisti i Birmingham Cityt, Seung-ho Paik pas përfundimit të sezonit në Championship është nisur për në vendlindjen e tij pasi e thërret ushtria, shkruan Indeksonline

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet, duke i qethur flokët e tij, pra rregull ushtarak.

27-vjeçari do t’i kalojë një muaj kohë në ushtri dhe më pas do të kthehet në Angli te skuadra e Birmingham Cityt.

Këtë sezon në Championship, lojtari korean zhvilloi 18 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol./Indeksonline/