FFK-ja delegon gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së 34-të

Sot në selinë e FFK-së është hedhur shorti për gjyqtarët e javës së 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e diel më 12 maj, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do tëjetë nikoqire e Fushë Kosovës.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshje do të jetë Mentor Ajeti.
Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo Llapit dhe Malishevës.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Drita e cila është në garë për titullin e kampionit, do të luaj në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, që po lufton për mbijetesë.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Vigan Ibërdemaj.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IndeksOnline/