Aro Muric pranon një gol në pjesën e parë ndaj Tottenhamit

Skuadra e Tottenham Hotspur është duke luajtur ndaj Burnleyt ndeshjen e javës së 37-të në Premier League.
Rezultati pas pjesës së parë ishte 1:1 në ndeshjen që po zhvillohet në London Stadium, shkruan Indeksonline
Fillimisht golin e parë në këtë takim e shënoi Bruun Larsen në minutën e 25’të.
Më pas golin e barazimit e shënoi Pedro Porro në minutën e 32’të, duke mposhtur portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric./Indeksonline/