75 Mall Live Search
20:16 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / G T

Super Chelsea, për tri minuta shënon dy gola dhe rikthen epërsinë ndaj Nottingham

Skuadra e Chelseat ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Nottingham Forest e vlefshme për javën e parafundit në Premier League.

Fillimisht golin për 2:2 e shënoi Raheem Sterling në minutën e 80’të, shkruan Indeksonline

Më pas golin e për 2:3 e shënoi sulmuesi Nicolas Jackson në minutën e 83’të.

Jackson shënoi gol me kokë pas një super asisti nga Reece James, i cili është rikthyer nga lëndimi./Indeksonline/