75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / G T

Chelsea fiton me spektakël ndaj Nottingham, futet në garë për një vend në kompeticionet e UEFA-s

Skuadra e Chelseat ka shënuar një fitore të madhe në javën e parafundit në Premier League pasi mposhti 3:2 Nottingham Forestin.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, me golat e shënuar nga Mudryk (Chelsea) dhe Boly (Notts), shkruan Indeksonline

Kurse pjesa e dytë ishte shumë spektakolare, pasi skuadra vendase shënoi golin e parë të epërsisë me anë të Hudson-Odoi.

Por, ekipi i Pochettinos u rikthye në lojë shpejt dhe shënoi dy gola për dy minuta me anë të Sterling dhe Jackson.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e shtatë, aq sa ka edhe Newcastle United dhe tashmë është në garë për një vend në UEFA Europa League./Indeksonline/