Polici i rrëfen Sveçlës momentin e plagosjes në Zllakuqan, ja si ndodhi rasti

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka vizituar policin Januz Veselaj, i cili u plagos para disa ditësh në fshatin Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një grabitje në Kishën e këtij fshati.
Polici Januz Veselaj ka rrëfyer ngjarjes se ka ardhur deri të plagosja e tij.
“Në shtëpinë e krishtit ku banon aty jon hi hajnat mrenda. Dhe mbrenda janë kanë patrullat e qytetit tjeter patrull janë kanë nëpër fshatra dhe na jena shku fill. Si e kemi mar informacionin jemi shku aty as dy minuta nuk jemi vonu. Kolegu e dinte se ku janë sendet se qaty rrike dhe si kemi hy brenda dera ka qene e hapur. Edhe ne jemi dal menjeher prej kerrit dhe kam vazhdu ne krahun e majt, ndërsa kolegu më tha se hajnat janë brenda kishes. Une më revole në dorë kam shku afërt derës e kom zënë një pozicion dhe kom ni që mbrapa objektit janë duke ik ata. Kom nga shpejt kam dal në anën tjeter, unë me armë në dorë ju drejtove ‘Ndalu Policia’ se i pash me maska dhe me tesha të zeza dhe ka shkrep një plumb, kom shkrep edhe une, dhe tona me kanë plagos në këmbë dhe jam rrëzu dhe i kom shkrep edhe 7 plumba të tjerë dhe ata janë tërhek…”, ka thënë Veselaj.